TI JE AI QE E VONON FITOREN E UMMETIT!
Derisa isha i interesuar me pėrcjellje tė lajmeve pėr fatkeqėsitė qė po iu ndodhin muslimanėve mendova nė vete dhe ju drejtova vetes me: O, i mjere! Ti je ai qė e vonon fitoren e kėtij ummeti, madje ti je shkaktar kryesor i tė gjitha fatkeqėsive qė na kanė goditur!
Mendova prap si mund tė ndodhė kjo kur une jam njė njeri i dobėt e nuk zoterojė asgjė, po t'i urdhėroja pėr diē muslimanėt nuk do tė mė respektonin e po t'i kėshilloja nuk do kėshilloheshin.
Ndalova duke mu kujtuar se: shkaku janė mėkatet, tė cilat e kanė mbuluar zemrėn, mėkate me tė cilat e lufton Allahun, subahnehu ve teala, ditėn e natėn
shkak ėshtė braktisja e obligimeve dhe dhėnia pas tė ndaluarave
Po ēfarė kam bėrė unė apo ti qė tė qortohesh me vonimin e fitores?
Ah, o rob i Allahut! Vallahi po u ula e t'i numėroje tash se cka je duke bėrė do tė kalonte kohė e gjate, por ja; a je ti prej atyre qė e falin namazin e sabahut nė xhami?
Paj, ndonjėherė. E ndonjėherė mė kalon
Mė nderprehet fjala me: Mu ky ėshtė problemi! Si pretendon xhihad kundėr armiqėve tė tu, ndėrsa ke dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd sė pari? Ke dėshtuar nė njė ēėshtje e cila nuk tė obligon as dhėnie tė pasurisė e as gjak, nė njė gjė qė nuk tė merr mė shumė se disa minuta tė paktė; nė faljen e dy rekateve pėr Allahun.
Si kėrkon xhihad kur ti je ai i cili nuk i kryen namazet farze me kohė, i lėshon sunnnetet, nuk lexon asgjė nga Kur'ani gjatė tėrė ditės, ke harruar lutjet e mbrėmjes dhe mėngjesit, nuk ke ruajtur shiqimin, nuk je bėmires ndaj prindėrve, nuk mban lidhjet familjare?
Kėrkon qė ligji i Allahut tė sundojė nė vendin tėnd ndėrsa ai si i tillė ende s'ka zėnė vend nė zemrėn tėnde e as nė mesin e familjes tėnde, nuk ke frikė Allahut pėr familjen tėnde, nuk i ke ftuar nė udhėzim, nuk je i interesuar t'i ushqesh nga hallalli, e ndoshta une ose ti bile jemi je prej atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "..dhe pasurinė e doni sė tepėrmi" (Fexhr 20)
Gėnjeshtra, mashtrime, mospėrmbushje premtimi ja kėshtu meritohet kėrcėnimi
Prap u ndala: Po ku jam une e ku vonimi i fitores? A vonohet fitorja e njė ummeti tė tėrė pėr shkak tė njė personi tė vetėm, njė nė njė miliardė?
Po u shikua nė tėrė dunjanė, ka qindra miliona si ti
Tė gjithė nė kėtė rrugė, nuk interesohen pėr vepra tė mira, e as nuk iu frikėsohen mėkateve.
Tė gjithė argumentohen se janė duke e kėrkuar fitoren, sepse nė ummet ka tė tillė qė janė mė tė mirė se kėta
por, realiteti i hidhur ėshtė se tė gjithė janė tė njėjtė pėrveē atyre qė Allahu i ka mėshiruar.
A nuk e din o rob i Allahut se sahabeve, radijallahu anhu, nėse iu vonohej fitorja e nuk iu vinte e kuptonin se nė atė ushtri ka dikush qė ka bėrė mėkate? E ēfare mendon ti pėr ummetin i cili ka rėnė nė mėkate tė mėdha e tė vogla
a nuk po e sheh se ēfarė po ndodhė nė lindje e nė perėndim?
Filluan lotėt tė mė rrjedhin nė fytyrėn time, nuk kisha paramenduar madje as njė ditė tė vetme se une, i cili e kam dashur Allahun dhe tė Derguarin e Tij, e kam dashur fene e Tij dhe ithtarėt e fesė sė Tij, tė jam shkak prej shkaqeve tė pėsimit tė kėtij ummeti
tė jam shkak i lumenjve tė lotėve tė derdhur, tė muslimanėve anekėnd botės
Ka qenė lehtė pėr mua ta qortoj njė gjykatės ose udheheqės, pėrgjegjės ose ministėr, por nuk e kam menduar sė pari tė metat e mija dhe gabimin tim
nuk kam logjikuar mbi fjalėn e Allahut, subahnehu ve teala: "Sigurisht qė Allahu nuk do tė ndryshojė gjendjen e njė populli pėrderisa ata vet ta ndryshojnė vetveten" (Err-Rra'd 11)
Falenderimi i takon Allahut qė mė ka dhėnė tė kem nga "Nefsi Levvame" (shpirti qortues), me tė cilin Allahu ėshtė betuar nė Kur'an deri nė Ditėn e Kijametit
Cfarė do ishte kėshilla:
Fillo me veten tėnde, fali namazet e obliguara nė kohėt e tyre, jipe zekatin, ke kujdes arrogancėn ndaj prindėrve, afrohu tek Allahu me nafile, mos lėsho shansėn e cila tė afron tek Allahu pa e berė edhe nese ėshtė ndonjė gjė e vogėl.
Pėrkujto se tė buzėqeshurit vėllaut tėnd ėshtė sadaka-lėmoshė.
Mos fto nė diēka e ti tė jesh nė tė kundėrtėn e saj!
Mos kėrko pasimin e sheriatit nga dikush pėrveē nėse je shembull i gjallė nė pasimin e tij nė shtėpi dhe veprat tua!
Mos kėrko ngritjen e flamurit tė xhihadit, derisa ti ke dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd!
Mos e qorto askend se nuk janė tė ndėrgjegjshėm nė pėrgjegjėsinė qė e kanė, por pėrmiresoje veten e tė tjerėt permirėsohen
behu shembull kudo qė tė shkosh
nese e kalon kohėn duke polemizuar pėr tė metat e njerėzve, ndalu se tė tillėt janė tė shumtė, por fillo me permirėsimin e vetes tėnde
e pastaj lute Allahun me sinqeritet se do tė vij fitorja ty dhe atyre qė janė me ty dhe tė gjithe atyre qė ecin gjurmės tėnde
!
Mundohu tė jesh prej atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "Nėse ju e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojė juve" (Muhammed 7)
Dije se ēdo mėkat tė cilin e bėn apo ēdo vepėr tė mirė tė cilėn e le pa bėrė, ėshtė argument i deponuar kundėr teje nė gjykatėn pėr gjakun e muslimanėve tė pastėr
!
Pastaj ngrita kokėn i penduar tek Allahu pėr ate qė kam bėrė, i fshiva lotėt e thashė: "O Zoti im ky ėshtė pendimi im pėr Ty, jam penduar tek Ti...".
Tash le tė hapim faqe tė re tė jetės
fillova me dy rekate nė mesnate duke e lutur Allahun qė tė m'a bėjė tė pėrhershėm begatinė e tyre
Pėrktheu nga origjinali nė arabisht:
Sedat Islami
Brunei
Darus-salam