SISTEMI SHOQEROR NE ISLAM (SSHI)
Tė gjitha shoqėritė njerėzore kane nevoje pėr njė sistem, i cili pėrcakton masat, qe nuk duhet shkelur, dhe rregullat e pėrgjithshme, te cilave duhet pėrmbajtur gjate zhvillimit te jetės se tyre, ne mėnyre qe kjo e fundit te zhvillohet ne qetėsi dhe siguri.
Nėse shoqėria njerėzore do te jetonte sipas lirisė absolute, pa asnjė ligj, i cili do ta organizonte jetėn e tyre, atėherė shoqėria njerėzore nuk do te kishte aspak dallim nga ajo e kafshėve.
E nėse ēdo shoqėri ka ligj, atėherė patjetėr se ky ligj duhet ta ketė bazėn, me te cilėn pajton shoqėria. Kjo pėr faktin ngase shendoshmeria e ligjit te shoqėrisė apo jovaliditeti i tij ėshtė ne varėsi te plote ma shėndoshmėrinė apo joshėndoshmėrinė e bazės, mbi te cilėn ėshtė themeluar ky ligj.
Baza e SSHI
Baza e SSHI ėshtė kredoja islame, e cila refuzon ēdo pėrpjekje pėr ndėrtimin e shoqėrisė ne baza racore, fisnore, etj, sepse te gjithė njerėzimi janė prej njė njeriu, siē thotė Allahu:
"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju". (Nisa, 1)
Ndėrsa Muhammedi, alejhi selam ka thėnė: "Te gjithė ju jeni nga Ademi ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut".
Islami po kėshtu refuzon qe ndarja te jete ne baza regjionale, ngase toka ėshtė e Allahut, dhe si te tille e ka krijuar pėr tere njerėzit; ajo ėshtė vendi i tyre, ėshtė atdheu i tyre i pėrbashkėt, siē thotė Allahu: "Ai edhe tokėn e bėri tė shtrirė pėr krijesat". (Rrahman, 10)
Rezultatet e marrjes sė kredos islame bazė e SSHI
1. Lidhja ne baze te besimit. Islami te gjithė myslimanet i konsideron vėllezėr ne fe. Thotė Allahu: " S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr". (Huxhurat, 10)
Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit". Kjo nuk do te thotė se islami mohon edhe lidhjet tjera, si ajo e gjakut, vendit, etj, porse, lidhjen ne baze te besimit e konsideron si me te fortėn.
2. Eliminimi i fanatizmit. Prezenca e lidhjes ne baze te besimit do te shpie ne ē'rrėnjosjen e fanatizmit dhe ekstremitetit. Qėllimi me fanatizėm kėtu ėshtė qe njeriu ta ndihmoje te afėrmin, ne te mire dhe ne te keqe, d.t.th.: i drejte qe apo jo. Kjo domethėnie e fanatizmit ishte sėmundje e periudhės paraislamike, e cila u shėrua me ardhjen e Islamit, i cili vuri bazat e barazisė ne mes njerėzve. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Nuk ėshtė prej nesh ai, qe fton ne fanatizėm dhe as ai, qe vdes ne fanatizėm".
3. Devotshmėria. Vetvetiu, me largimin e fanatizmit, lind devotshmėria, e cila ėshtė peshore e dallimit te njerėzve. Thotė Allahu: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". (Huxhurat, 13)
Ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Nuk ka vlere arabit ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit, sikurse qe nuk ka vlere i kuqi ndaj te ziut dhe as i ziu ndaj te kuqit, pėrveēse me devotshmėri".
Veēoritė e SSHI
1. Pėrkujdesja pėr virtytet e larta te moralit. Islami ka ndaluar te gjitha tiparet negative ndėrsa ka urdhėruar pėr ato pozitive. Prej natyrės se kėtij aspekti ėshtė edhe dashuria, mėshira dhe respekti i ndėrsjellė ne mes individėve. Pejgamberi, alejhi selam duke pėrshkruar dashurinė dhe mėshirėn ne mes besimtareve solli njė shembull te bukur, e tha: "Shembulli i besimtarėve ne dashurinė, mėshirėn dhe butėsinė ndėrmjet vete ėshtė sikurse shembulli i njė trupi, qe nėse njė gjymtyre e tij rėnkon apo lėngon atėherė i tere trupi do te vuaje nga pagjumėsia dhe ethet". (Muslimi)
Si rezultat i mėshirės vie edhe bashkėpunimi ne pune te mbara. Thotė Allahu: "Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė". (Maide, 2) Domethėnia e bashkėpunimit nuk pėrkufizohet vetėm ne ndihmesėn pėr te varfrit, por ajo shtrihet edhe me gjate, respektivisht ne ndalimin e se keqes dhe bllokimin e padrejtėsisė.
2. Pėrmbajtja botėkuptimeve te drejtėsisė. Islami urdhėroi pėr drejtėsi ndėrsa ndaloi padrejtėsinė. Thotė Allahu: "bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė". (Maide, 8)
Thotė gjithashtu: " dhe kur tė gjykoni, ju urdhėron tė gjykoni me tė drejt mes njerėzve". (Nisa, 58)
Nė njė vend tjetėr thotė "Kur tė flitni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit". (En'am, 152)
Nga ajetet fisnike kuptojmė se feja islame ėshtė fe e drejtėsisė ne ēdo gjė, ngase parandalimi i sykeqes d.t.th.: qe ne mesin e shoqėrisė te pėrhapet drejtėsia, qe pjesėtareve te vet do t'ua garantoj sigurinė dhe rehatinė.
Pejgamberi, alejhi selam, shkatėrrimin e popujve te mėparshėm e pa pikėrisht si shkak i padrejtėsisė. Ne njė hadith qėndron: "Vėrtet ata, qe ishin para jush u shkatėrruan pėr shkak se kur vidhte njeriu me pozite e linin ndėrsa kur vidhte njeriu i dobėt, atij ia ekzekutonin masat ndėshkuese. Pasha Atė, ne dorėn e te Cilit ėshtė shpirti i Muhammedit, sikur Fatimeja, vajza e Muhamnmedit, (vajza ime), te vidhte, Muhammedi do t'ia priste dorėn". (Nesaiu) Nė versionin e Buhariut, ne vend "u shkatėrruan..." qėndron "humbėn...". Mu pėr kėtė, shoqėria islame ne fillim te historisė se saj kishte zbatuar drejtėsinė maksimalisht; atje padrejtėsia, dhuna, nuk kishin vend, i varfėri dhe i pasuri ishin te njėjtė.
3. Interesimi pėr familjen. Familja ėshtė bazament i zhvillimit te shoqėrisė; nėse ajo ėshtė e shėndoshė, atėherė edhe shoqėria ėshtė e tille, por, nėse ajo prishet, atėherė edhe shoqėrinė e pret i njėjti fat. Se ēfarė rėndėsia i kushtoi islami familjes vėrehet edhe ne dispozitat dhe ligjet e shumta te vena pėrkitazi me familjen. Prej tyre do te veēonim:
a. Martesa. Martesa ėshtė rruge e ligjshme e formimit te familjes. Islami ka nxitur pėr martese duke e cilėsuar atė si mburoje. Thotė Pejgamberi, alejhi selam: "Kush ka mundėsi prej jush pėr tu martuar le te martohet ngase martesa ėshtė mė ulėse pėr shikim dhe mė mbrojtėse e nderit, ndėrsa kush nuk ka mundėsi pėr martese le te agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė mburoje".
b. Procesi i martesės. Pika e pare e kėtij procesi ėshtė fejesa, qe pėr synim ka njohjen ne mes mashkullit dhe femrės, qe te kenė mundėsi te vendosin pėr martesė. Islami ka lejuar qe te fejuarit ta shohin njeri tjetrin por ka ndaluar qe ata te vetmohen pa prezencėn e ndonjė anėtari te familjes se femrės. Kjo pėr arsye se fejesa ėshtė vetėm premtim pėr martese. Pika e dyte ėshtė: lidhja e kurorės, e cila pėrbėhet nga oferta, pranimi, pėlqimi i kujdestarit te femrės, prezenca e dėshmitarėve, dhe qe femra te mos jete e afėrme e mashkullit.
c. Te drejtat e gruas: Se pari: E drejta e mehrit, dhuratės martesore. Preferohet qe mehri te jete i lehtė, ngase Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Mehri me i mire ėshtė me i lehti". Se dyti: Shpenzimi pėr gruan pėrderisa ajo nuk shkakton probleme. Nėse ajo shkakton probleme, atėherė burri nuk shpenzon pėr te gjate kėsaj kohe, e nėse kthehet dhe e respekton burrin, atėherė burri e ka obligim te shpenzoje pėr te. Se treti: Trajtimi i saj i mire nga burri, ngase Allahu kėshtu urdhėron burrat: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi". (Bekare, 228)
d. Te drejtat e burrit. Se pari: Respektimi. Gruaja e ka obligim qe ta respektoje burrin e saj pėrderisa ai nuk e urdhėron pėr ne gjera te ndaluara. Ndėrsa nėse ai e urdhėron pėr mėkate, atėherė ajo nuk duhet ta respektoje burrin ngase "Krijesa nuk respektohet kur ti behet mėkat Krijuesit". Se dyti: Te mos e tradhtoje burrin ne asgjė, dhe Se treti: ta ruaje nderin, pasurinė dhe fėmijėt e burrit.
e. Poligamia. Burri ka te drejte te martoje me shume se njė grua. Thotė Allahu: " atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri e me katra. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni". (Nisa, 3) Qėllimi me drejtėsi ne kėtė ajet ėshtė drejtėsi ne aspektin financiar. Dispozita e poligamisė fetarisht ėshtė: mubah (e lejuar). Si fenomen i nėnshtrohet mundėsisė se njeriut; nėse shef ne te dobi e praktikon e nėse jo, atėherė e braktise. Njeriu nuk i qaset poligamisė pėrveē nėse sheh ndonjė arsye ose nevoje pėr kėtė, si: steriliteti i gruas, sėmundjet tjera te gruas, qe pengojnė zhvillimin e jetės martesore lirshėm, nderi i burrit, i cili marton ndonjė jetime, apo te veje, qe i ka kaluar shansi pėr martese, etj.
f. Shkurorėzimi. Eshtė e drejte e burrit qe ta shkurorėzoje gruan e tij, edhe pse si dukuri, shkurorėzimi ėshtė shume i urryer ne fenė tone. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Gjeja e lejuar, por qe ėshtė me e urryera tek Allahu, ėshtė shkurorėzimi". Ne rastet, kur polemikat mes burrit dhe gruas janė te shpeshta, madje jeta martesore e humb domethėnien e vet, islami ka miratuar disa masa mbrojtėse nga kjo dukuri, ne mėnyre qe te vazhdoje jeta familjare. Kėto masa janė:
i. Burri duhet ta duroje gruan dhe te mos ngutet e te vendos pėr shkurorėzim. Thotė Allahu: "Nėse i urreni ato, bėni durim pse ndodh qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni". (Nisa, 19)
ii. Nėse gruaja vazhdon me sjellje te pahijshme, atėherė burri e edukon nėpėrmjet kėshillės, mosfjetjes me te ne shtrat apo edhe rrahjes se pakte. Thotė Allahu: "E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largohuni nga shtrati (e mė nė fund), edhe rrahni (lahtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as largimi), e nėse ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu ėshtė mė i larti, mė i madhi". (Nisa, 34)
iii. Nėse edhe kjo nuk bėn dobi, atėherė te dy bashkėshortėt duhet te thėrrasin familjare te tyre, ne mėnyrė qe ata te munden t'i eliminojnė disi kėto mospajtime. Thotė Allahu: "Nėse i frikėsoheni pėrēarjes mes tyre (burrit e gruas), dėrgoni njė pari tė drejtė nga familja e tij dhe njė pari tė drejtė nga familja e saj. Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsuesit) kanė pėr qėllim pajtimin, All-llahu ju mundėson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu ėshtė i dijėshėm, ėshtė njohės i mirė". (Nisa, 35)
iv. Nėse as kjo nuk bėn pune, atėherė Islami pėrcaktoi shkurorėzimin, i cili duhet te jete sipas mėnyrės vijuese:
- Ta shkurorėzojė kur te jete e pastėr nga menstruacionet.
- Ta lėshojė me talak rexh'ijj (mundėsi rikthimi), ne mėnyrė qe nėse burri pendohet pe rate, qe ka bere atėherė te ketė mundėsinė e kthimit te saj ne jetėn bashkėshortore pa patur nevoje pėr kontrate te re, por duhet patur kujdes qe te mos kaloje periudha tri mujore e idetit (shkurorėzimit). Kjo ėshtė e drejte e burrit.
- Nėse kalon periudha tre mujore e lartpėrmendur, dhe burri dėshiron qe prape te jetoje me te, atėherė ai duhet te martohet rishtazi me kėtė grua, nėse kjo pranon, te beje kontrate te re dhe t'i jap mehėr te ri.
- Nėse burri e pėrsėrit shkurorėzimin ri here, atėherė ai me nuk ka te drejte ta martoje kėtė grua pėrderisa ajo te mos jete martuar me dikė tjetėr, te jete shkurorėzuar nga ai, ta ketė kaluar periudhėn e idetit, e pastaj, nėse gruaja pajton, atėherė fillon procesi i martesės nga zeroja: kontrata, mehri dhe ēdo gjė tjetėr; sikur ēdo martese e zakonshme.
g. Te drejtat e te vegjėlve ne familje. E drejta e pare e fėmiut ėshtė emri, kurbani, gjidhenia, shpenzimi pėr te. Nėse ndodhe qe gruaja dhe burri te ndahen, atėherė mbikėqyrja pėr fėmijėt deri ne moshėn 7-8 vjeēare i mbetet nenės, ndėrsa me pas i merr babai dhe pėrkujdeset pėr ta.
h. Tė drejtat e prindėrve ndaj fėmijėve te tyre. Fėmijėt e kane obligim pėrkujdesjen pėr prindėrit e tyre. Ka thėnė Allahu: "qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). 24. Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl"". (Isra, 23-24)
i. Solidarizimi ne mes anėtarėve te familjes. Anėtarėt e familjes duhet te jetojnė ne dashuri, mėshirė dhe mirėsjellje reciproke. Islami familjen e pėrkrahu me dispozita, te cilat ndihmojnė ne kėtė solidarizim, dhe prej te cilave do te veēonim:
i. Te drejta te pėrcaktuara me ane te gjykatės, si: obligueshmeria e shpenzimit pėr gruan, fėmijėt e vegjėl, dhe te drejta, qe nuk obligohen me ane te gjykues, si: marrėdhėniet e mira ndėrmjet anėtarėve te familjes.
ii. E drejta e trashėgimit, ku Islami ka pėrcaktuar detajisht ēdo gjė .
iii. Pėrkujdesja pėr qenien dhe pėrkujdesja pėr pasurinė. Sa i pėrket pėrkujdesjen pėr qenien, ajo behet me pėrkujdesjen e prindėrve dhe gjyshėrve, pėr fėmijėt e vegjėl. Ndėrsa pėrkujdesja pėr pasurinė behet ruajtja e saj nga shkatėrrimi, sidomos nėse pronari ėshtė i vogėl apo i ēmendur. Kjo pėrkujdesje i obligohet babait, gjyshit dhe te tjerėve. Kjo pėrkujdesje mbetet pėr aq kohe sa mbetet shkaku i saj prezent (fėmijėria, ēmenduria, etj).
4. Pozita e gruas ne shoqėri.
a. Pozita e gruas ne shoqėritė paraislame:
i. Arabet e periudhės paraislamike gruan e shikonin si diē te urryer; pikėlloheshin kur iu lindte vajze. Thotė Allahu: "Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij prishet dhe bėhet pot mllef". (Nahl, 58)
Jo vetėm kaq, ata edhe varrosnin te gjalla foshnjat e gjinisė femėrore. Thotė Allahu: "8. Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, 9. Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur". (Tekvir, 8-9)
ii. Gruas nuk i njihej e drejta e trashėgimisė, ajo ishte e drejte e vetėm meshkujve.
iii. Shpeshherė ishte objekt padrejtėsie; nėse i vdiste burri, i biri (i burrit) kishte te drejte ta martoje atė pėr vete, edhe nėse ajo nuk e donte kėtė.
iv. Burri kishte te drejte ta lėshonte sa here te donte e tha kthente kur te donte.
v. Perėndimi mendonte se gruaja ishte kafshe e ndyte, e cila nuk ka shpirte dhe as pėrjetshmėri.
vi. Ne ligjin romak mbi martesėn, burri ishte te drejte ta shiste gruan dhe t'ia konfiskonte pasurinė e saj.
vii. Nuk kishte norma edukative te pėrgjithshme pėr gruan. Ajo dilte me koke dhe gjoks te zbuluar si dhe pėrzihej me burra ne kėtė gjendje.
b. Pozita e gruas ne shoqėrinė islame:
i. Te drejtat e gruas:
- Gėzimi i te drejtės se jetės.
- Ajo ėshtė e denje pėr tu nderuar ngase ajo ėshtė motėr e mashkullit dhe nene e tij. Pastaj nderimi i saj ėshtė me citat kur'anor, siē thotė Allahu: "Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam". (Isra, 70)
- Ajo ka te drejte te fitoje pasuri nėpėrmjet rrugėve te ligjshme, prej te cilave ėshtė edhe trashėgimia. Thotė Allahu: "Meshkujve ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e caktuar (nga Zoti)". (Nisa, 7) Ajo po ashtu ka te drejtėn ekskluzive qe te veproje si te doje me purine e saj.
- Asaj i takon mehri (dhurata obliguar martesore) ngase Allahu thotė: "Grave jepuani dhuratėn e kurorės sė tyre (niqahin) mė tė mirė". (Nisa, 4)
- E drejta e pėrkujdesjes pėr fėmijėt e saj te vegjėl.
- E drejta e arsimimit me kusht qe t'iu pėrmbahet normave edukative islame.
- E drejta e interesimit pėr gjendjen e myslimaneve, si: mbajtja e takimeve me gra, mėsimi i tyre, pėrhapja e moralit islam, ej. Thotė Allahu: "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė". (Tewbe, 71)
Ndėrsa sa i pėrket te drejtės se votimit pėr zgjedhjen e presidentit te vendit apo anėtarėve te kėshillit me te larte shtetėror, asaj nuk i lejohet pėr shkak se nuk kane prioritet ne kėtė fushe.
ii. Obligimet e gruas:
- Sikurse mashkulli, edhe gruaja ėshtė e obliguar me detyrat fetare ne besim, adhurime (ibadete), marrėdhėnie ndėrmjet vete, pėrpeq qe ajo, pėr hire te natyrės se saj gjinore, ėshtė e veēuar nga mashkulli. Asaj nuk i obligohet dalja ne lufte, me pėrjashtim nėse ajo i shpreh dėshirėn qe t'i ndihmoje luftėtarėt myslimane pėr t'ua mjekuar plagėt, pėrgatitur ushqimin, etj.
- Ajo shpėrblehet pėr ēdo vepėr sikurse mashkulli. Thotė Allahu: "Zoti i tyre iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr". (Ali Imran, 195)
- Po ashtu thotė: "Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie". (Nisa, 124),
"Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t'u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre". (Nahl, 97), dhe
"Kush bėn ndonjė vepėr tė keqe, ndėshkohet vetėm pėr aq sa ėshtė ajo, e kush bėn ndonjė vepėr tė mirė, qoftė mashkull a femėr, por duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe aty shpėrblehen pa masė". (Gafir, 40)
- Gruaja duhet ta respektoje burrin e saj pėrveē nėse e urdhėron pėr vepra te kėqija. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Sikur ta urdhėroja ndokėnd t'i beje sexhde dikujt, do ta urdhėroja gruan qe t'i beje sexhde burrit".
- Gruaja ėshtė e zonja e shtėpisė, dhe derisa ėshtė kėshtu, atėherė asaj i mbetet mbikėqyrja dhe kujdesi pėr atė qe sjell burri ne shtėpi. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "
gruaja ėshtė kujdestare ne shtėpinė e burrit dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr atė, qe e ka ne pėrkujdesje".
iii. Funksioni apo roli i gruas. Funksioni me te cilin natyrshmėrisht ėshtė veēuar faktori femėr ėshtė amėsia, edukimi i fėmijėve dhe zhvillimi i tyre sipas frymės edukative te pastėr. Mu pėr kėtė, Islami largoi prej saj obligimin e fitimit te pasurisė pėr mbajtjen e familjes duke ia obliguar kėtė burrit.
iv. Normat edukative, te cilave iu pėrmbahet:
- Sikurse qe mashkullit nuk i lejohet te vetmohet me njė femėr te huaj, po ashtu as gruas nuk i lejohet vetmia me asnjė mashkull, me te cilin ka te drejte martese. Shkak i kėsaj ėshtė mbyllja e vrimave te djallit, i cili njeriut ia hijeshon punėt e kėqija. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Nuk ndodhe qe njė mashkull te vetmohet me njė femėr e te mos jete djalli i treti i tyre".
- Mbulimi i bukurive te saj trupore, me pėrjashtim te fytyrės dhe duarve.
- Veshja e saj duhet te jete sipas normave fetare; ta mbuloje tere trupin pėrveē fytyrės dhe duarve, te mos jene te tejdukshme, te mos jene te ngushta dhe te mos jene te ngjashme me te burrave.
- Te ece sipas normave islame, e jo te rrapllisė me kėpucė, etj.
5. Pėrgjegjėsia e individit pėr mbarėvajtjen (pėrmirėsimin) e shoqėrisė. Muslimani e ka obligim ta ruaje shoqėrinė e tij nga trazirat, morali i keq dhe kaosi aq sa ka mundėsi.
a. Argumentet pėr pėrgjegjėsinė e njeriut mbi pėrmirėsimin e shoqėrisė:
i. Thotė Allahu: "Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi". (Maide, 2)
ii. Po ashtu thotė Allahu: "Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj (me tė ardhur tė pejgamberėve) ". (A'raf, 56)
iii. Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: "Kush sheh prej jush ndonjė te keqe atėherė le ta largoje atė me dore, nėse nuk mundet, atėherė me gjuhe, e nėse as kėshtu nuk mundet, atėherė me zemėr, por kjo ėshtė dobėsia me e madhe e besimit".
b. Arsyetimi pėr kėtė pėrgjegjėsi te njeriut:
i. Ngase njeriu ndikohet nga shoqėria apo rrethi, ne te cilin jeton. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "... Cdo fėmijė lind ne natyrshmėrinė e pastėr (islame) ndėrsa prindėrit e tij ose e bėjnė ēifut, ose e bėjnė te krishtere ose e bėjnė zjarrėputist...".
Prindėrit pėr femiun janė sikurse njė shoqėri e vogėl, te cilėt ndikojnė nė tė; e shtyjnė pėr te mire nėse janė te mire (ne fenė islame) dhe e shtyjnė pėr te keq nėse janė te kėqij.
ii. Nevoja pėr te patur njė shoqėri te pastėr, ngase muslimani e ka obligim qe ta realizoje qėllimin e krijimit te tij, i cili ėshtė adhurimi. Thotė Allahu: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė". (Dharijat, 56)
iii. Shpėtimi nga e keqja kolektive duke ditur se nėse pėrhapet e keqja ne njė shoqėri, ndėrsa askush nuk e pengon atė, atėherė dėnimi do t'i kaploje te gjithė, te mirė e te kėqij. Thotė Allahu: "Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk i godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt), dhe ta dini se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė". (Enfal, 25)
Nga gjuha arabe: Sedat Gani islami
Cikėl i ligjėratave ne "En Nudhum El Islamijje, Universiteti Brunei Darussalam".
14-7-2006, e premte
Vushtrri, Kosovė