SI TË FITOJMË SEVAPE E TË SHLYEJMË MËKATET -1-
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...
Kjo është porosia të cilën ia dërgojmë secilit musliman që beson në All-llahun dhe nuk i bënë Atij shirk, pasiqë prej qëllimeve të muslimanit është që të del nga kjo botë me mëkate të falura, për të cilat nuk do të japë llogari në Ditën e Kijametit dhe të hyjë në xhennet të përhershëm, prej të cilit kurrë nuk do të del.
Në këtë letër do t’i përmendim 60 nga veprat të cilat i shlyejnë mëkatet dhe me të cilat fitohet shpërblim i madh, duke u mbështetur në hadithe të vërteta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E lusim All-llahun [subhanehu ve teala], përveç të Cilit nuk ka hyjni tjetër, që t’i pranojë veprat tona, pasiqë Ai është Dëgjues dhe i Ditur. Amin.
1- Teubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush pendohet para se të del dielli nga perendimi, All-llahu ia pranon pendimin e tij”. (Muslimi) dhe thotë: “All-llahu e pranon teuben e njeriut përderisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu; hadithi është hasen).
2- Dalja për të nxënë dituri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush ecë rrugës për të kërkuar dituri, All-llahu ia lehtëson atij me këtë vepër rrugën për në xhennet”. (Muslimi).
3- Përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “A t’ju tregojë veprat më të mira, më të pastërta të Mbreti juaj, më së tepërmi që ua ngritë gradat dhe që është më mirë sesa të shpenzosh ari dhe argjend, më e mirë sesa të takoheni me armikun tuaj, ti vritni dhe t’ju vrasin? I thanë: po, gjithsesi. Tha: “Përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]”. (Tirmidhiu).
4- Bërja mirë dhe udhëzimi kah e mira. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “اdo vepër e mirë konsiderohet sadaka, kurse ai që udhëzon kah një e mirë është sikur ai që e bënë atë të mirë”. (Buhariu dhe Muslimi).
5- Vlera e thirrjes në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush thërret në udhëzim, do të ketë shpërblimin e atij që e pason duke mos iu pakësuar shpërblimi i tyre”. (Muslimi).
6- Urdhërimi në të mirë dhe largimi prej të këqijave. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush prej jush e sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhë, e nëse nuk mundet, atëherë me zemër, kurse kjo është shkalla më e dobët e imanit”. (Muslimi).
7- Leximi i Kur'anit të madhërueshëm. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Lexoni Kur'an, se ai do t’ju vjen ndërmjetësues për pronarët e tij në Ditë të Kijametit”. (Muslimi).
8- Mësimi i leximit të Kur'anit dhe mësimi i tjerëve ta lexojnë Kur'anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve leximin e Kur'anit”. (Buhariu).
9- Dhënja e selamit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoi një vepër, të cilën po e bëtë do të duheni mes vehte, përhapne selamin mes vehte”. (Muslimi).
10- Të duash ndokend për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu do të thotë në Ditë të Kijametit: ku janë ata që janë dashur për hirë Timin, sot do ti fus nën hijen Time, në këtë ditë që s’ka hije tjetër përveç hijes sime”. (Muslimi).
11- Vizita e të sëmurit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Secili musliman që e ka vizituar një musliman të sëmurë në mëngjes, do ta bekojnë ate shtatëdhjet mijë melek deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, do ta bekojnë shtatëdhjet mijë melek deri në mëngjes dhe do të ketë në xhennet kopsht të palmave”. (Tirmidhiu; sahih).