TË FALURIT E NAMAZIT DHE EFEKTI I TIJ -2-
Falënderimet janë vetëm për All-llahun xh.sh., Madhërin e të Cilit e lavdërojnë të gjitha krijesat, me dashje e padashje i binden ligjeve dhe rregullave të Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, i Cili e bëri detyrë (e bëri farz) të falurit pesë herë në ditë dhe në kohë të caktuara. Dëshmoj se Muhammedi është i dërguar i Tij i fundit. O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin Muhammedin a.s., familjen , shokët , dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur…. ndërsa në hytben sotme do të flasim mbi të falurit e namazit dhe efekti i tij.
Namazi është mjetë i rëndomt që e ka caktuar Islami për lidhshmërin e njeriut me krijuesin pesë herë gjatë ditës dhe natës, duke qenë i bindur se Ai e kontrollon, duke përsëritur kontraten me Atë dhe kur kërkon ndihmë nga Ai, duke theksuar se Atij i drejtohet dhe vetëm Atij i nënshtrohet, thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an në suren Bekare, 186
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”{EL-Bekare, 186”.
Pastaj besimtarët janë ata… الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ “Të tillët e besojnë të fshehtën, e kryejn namazin”{El-Bekare, 3}.
Besimtari duhet ta dijë se namazi nuk përbëhet prej fjalëve të kota dhe të thjeshta e as lëvizjeve formal të cilat kryhen pa prezencen e vetëdijes e pa te menduarit.
Me namaz muslimani e arrin përforcimin e imanit, qetësin e zemrës, energjin në ballafaqim me problemet e jetës.
Muslimani që sinqerisht e falë namazin dhe e dinë rëndësin e tij nga namazi përfiton fuqin e zemrës dhe emocionet e vazhdueshme dhe nuk është i luhatshëm, thotë All-llahu ne Kur’an:
.... إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ....
“….Fale namazi, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…”{Ankebut, 45}.
Namazi është cilësi dalluese e muslimanit. Ai është peshorja e imani dhe rruga e shpëtimit të tij. Për këtë Pejgamberi thotë:”Kush i ruan namazet, ka për të jetuar mirë, ka për të vdekur në të mirë e nga mëkatet do të jetë i pastruar si ditën kur e ka lindur nëna e tij”.transmeton Termidhiu.
Në kohën tonë vëllezër, shumë muslimanë, duke u nguruar në ndjeshmërinë e duke u mbyllur në emocionet e veta kryesishte nga mos njohja e fesë, kanë braktisur namazin e kanë lënë pas dorë zbatimin e tij duke mos ditur se ai që e lenë namazin pa dyshimë është mëkatarë i madh.
Thotë Muhammedi a.s., “Te bie njeriu në politeizëm, mjafton braktisja e namazit.”
Prandaj për këtë Muhammedi kur e dërgoi Muadhin ne Jemen ndër të tjera i tha:”O Muadh obligimi i yt më kryesor tek unë është namazi.”. Kurse Omer ibn Hatabi:”U tha guvernatorëve të vet: “Puna e juaj më kryesore tek unë është namazi, e kush e ruan dhe e zbaton rregullisht ai e ka ruajtur edhe fenë, e kush e lëshon lehtë ka për t’i lëshuar e braktisur edhe obligimet e tjera…”
All-llahu e ka bërë farz të falemi pesë herë në ditë. All-llahu xh.sh., ka premtuar se do të hyjnë në xhennet ata që çdo ditë i falin pesë kohët e namazit duke iu nënshtruar kushteve të tija dhe duke e çmuar çdo ditë e më shumë.
Ata që nuk falin namaz, ditën e Kijametit do të gjejnë Zotit e madhërueshëm të hidhëruar.
Pejgamberi a.s., ka thënë:’Ai që lë pa fal një namaz, madje madje dhe nëse e bashkon me namazit tjetër do të digjet tetëdhjetë vjetë në xhehenem”.
Prandaj o vëllezër besimtarë! Mos e kaloni kohën me gjërat të pa dobishme, kuptojeni rëndësin e kohës. Shpenzojeni kohën për gjëra të mira. Pejgamberi ynë i dashur ka thënë:”Fatkeqësia më e madheështë të kalosh kohën me gjëra të padobishme”.
Gjithashtu ai ka thënë:”O Ymmeti dhe sahabet e mi! Namazi që kryhet me kujdes e saktësi, është mbi të gjitha punët që All-llahu i ka pëlqyer dhe është synnet (vepër) i Pejgamberëve. Është ajo që duan Melajket. Është vendi dhe drita e shkathtësisë dhe fuqia e trupi. Është ajka e furnizimeve. Është shkak i pranimit të duas dhe ndërmjetsim i engjëllit të vdekjes. Është dritë në varrë dhe përgjigjje Munkerit dhe Nekirit. Është hije në ditën e Kijametit dhe mbrojtje ndaj zjarrit të xhehenemit. Është tejkalues në uren e Siratit si rrufe. Është çelës i xhennetit dhe kuror e kokës në xhennet. All-llahu xh.sh., nuk u ka dhënë besimtarëve gjë mq të rëndesishmë se nanazmi. Po te kishte një ibadet më të rëndësishëm se namazi, pikësëpari besimatrëve do t’ua jepte atë. Sepse engjujt vazhdimisht ndodhen disa në kijam, disa në ruku, disa në sexhde dhe disa në tehjat. Të gjitha këto përmbledhen në një rekat dhe ku ka dhënë dhurat besimtarëve. Sepse namazi është koka e imanit, shtylla e fesë, fjala e Islamit dhe miraxhi i besimtarëve. Është dritë e qiellit dhe shpëtues nga dënimi i xhehenemit”.
E lusim All-llahu xh.sh., që të jeni prej atyre që gjithmon i qëndrojnë besnik dhe të pa luhatshëm fjalës së Tij, e lusmi All-llahun xh.sh., që të jeni pauses të sinqert të synnetit të Muhammedi mustafas. Dhe e lusmi All-llahu xh.sh., që të jeni prej atyre që e kryejn namazi me sinqerittet dhe dëvotshmeri, dhe nga nanamzet e tyre të kenë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Amin.Amin.Amin
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ. ... وَأَقِمِ الصَّلَاةََ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ.