Shoqërimi me njerëz të mirë dhe largimi prej të keqinjëve 

Falënderimit tona kulmore i takojnë All-llahut xh.sh., i cili e krijoi këtë gjithësi, gjithashtu përshendetjet dhe selamet qofshi për pejgamberi e Tij Muhammedi a.s., i cili ishte kandil ndriçimi për tërë njerëzimin.
Vëllezër të nderuar në hytben e sotme do të flasim për shoqërimim me njerëz të mirë dhe largimi prej të keqinjëve.
Shoqërimi me njerëz të mirë është një çështje me rëndësi në Islam. Ajo është baza e qëndrimit të muslimanit në fenë e Allahut. Ndërsa shoqërimi me njerëz të këqinj ia shkatërron njeriut jetën e tij, ia shkatërron fenë e tij. Allahu na ka urdhëruar në shumë ajete që të shoqërohemi me njerëz të mirë dhe gjithashtu na ka urdhëruar që të largohemi nga njerëzit e keqinj. 
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“ O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit!”  [Et-Tevbe, 119]
Ndërsa hadithet e Pejgamberit a.s, janë të shumta. Pejgamberi a.s.,na porosit që të shoqërohemi me njerëz të mirë njëherit na tregon edhe rrezikun nga shoqërimi me njerëz të keqinj. 
“Shembulli i atij që ulet me njerëz të mirë dhe shembulli i atij që ulet me njerëz të keqinj është si shembulli i atij që bartë misk dhe i atij që është farkatar. Ai i cili bartë misk ose të jep parfum të mirë, ose e blen prej tij, ose gjen te ai aromë të këndëshme. Ndërsa farkatari ose t’i djeg rrobet ose gjen te ai erë jo të këndëshme”.
Sa njerëz sot janë që shoqëria e tyre i ka humbur ata, shoqëria e tyre i ka devijuar, shoqëria e tyre i ka futur në harame, shoqëria e tyre ua ka humbur dunjan dhe ahiretin?!
Sa njerëz ka që mendojnë se si të largohen nga shoqëria e keqe por nuk munden?!
Sa vëllezër dhe motra e kanë humbur nderin e tyre vetëm për shkak të shoqërimit me njerëz të keqinj?!
Andaj muslimani duhet të kujdesët në zgjedhjen e shoqëris së mirë sepse njeriu mund te jetë më i miri nëse zgjedh shoqërin e mirë ndërsa mund të jetë më i keqi nëse ai e ka zgjedhur shoqërinë e keqe. 
Ka thënë Aliu r.a.:
لاتصاحب الفاجر قأنه يزين لك فعله و يود لو أنك مثله
"Mos e shoqëro mëkatarin sepse ai ta zbukuron punën e tij dhe dëshiron që ti të jesh sikur ai".
Për këtë është thënë: "Shoqërimi me njerëz të mirë trashëgon të mirën ndërsa shoqërimi me njerëz të keqinj trashëgon të keqen. Sikur era nëse kalon pranë një të keqe bëhet erë e keqe ndërsa nëse kalon pranë të mirës bëhet erë e mirë.
Gjithashtu, shohim se shokët e Pejgamberit a.s. se si u ndikuan prej Pejgamberit a.s., ishin njerëzit më të mirë në fytyrën e tokës pas Pejgamberëve a.s., ishin njerëzit më së shumti që kujdeseshin për sunnetin e Pejgamberit a.s, sepse ata kishin jetuar me të, e kishin shoqëruar për këtë edhe ishin ndikuar nga ai.
Ka thënë Aliu r.a. "Dy njerëz ma kanë thyer kurrizin e shpinës: Dijetari mëkatar (i cili nuk i frigohet Allahut, dhe nuk e ka dert pse poshtërsohet para njerëzve) dhe injoranti që është ibadatxhi.
Prandaj, para se ta shoqërosh një njeri sprovoje atë jo që t’ia zbulosh atij të metat por që ta dish realitetin.
Allahu na ndalon që të shoqërojmë apo të ulemi me pabesimtarë apo me njerëz mëkatarë.
Thotë Allahu xh.sh. në Kuran:
وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللّهِ يُكَفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلاَ تَقْعُدُواْ مَعَهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذاً مِّثْلُهُمْ إِنَّ اللّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعاً 
“Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në Xhehennem.” [En-Nisa, 140] 
وَذَرِ الَّذِينَ اتَّخَذُواْ دِينَهُمْ لَعِباً وَلَهْواً وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا
“Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta resprktojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote!”
Pra, kujdes vëlla i dashur prej shoqërimit me njerëz të keqinj qoftë edhe dijetar ai. Sepse dijetarët e keqinj janë ata, të cilët nuk ja kan frikën Allahut të thrrasin për në xhehennem. 
Shoqëria e keqe ta dëshiron humbjen, devijimin gjersa edhe ti të bëhesh sikur ata. Thotë All-llahu xh.sh:
وَدُّواْ لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُواْ فَتَكُونُونَ سَوَاء فَلاَ تَتَّخِذُواْ مِنْهُمْ أَوْلِيَاء
“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. Mos i zini për miq prej tyre!” [En-Nisa, 89]
Shiqo vëlla se si e shaktërron njeriun shoqëria e keqe. Vëlla i dashur, mos e shoqëro zinaqarin-amoralistin sepse ai don që ti të jesh sikur ai. Mos e shoqëro atë që merret me drogë se ai don që ti të jesh sikur ai. Mos e shoqëro vjedhësin se ai dëshiron që ti të jesh sikur ai. Mos e shoqëro atë i cili pi alkool sepse ai dëshiron të jesh sikur ai. Mos e shoqëro motër e nderuar atë vajzë, e cila bënë amoralitet sepse ajo don të jesh edhe ti sikur ajo. Mos e shoqëro vajzën, e cila shkon lakuriq në rrugë sepse ajo nuk është e kënaqur me ty derisa edhe ti të bëhesh sikur ajo. 
Nëse shiqojmë sot në njerëzit e keqinj, të cilët kanë bërë harame të ndryshme i gjejm se shkaku më i madh që ata kan ra në këto harame është se ata kanë qenë të shoqëruar me shokë të keqinj.
Njeriu i keq, i cili të ka futur në harame, Diten e Gjykimit do të jetë armiku yt. Thotë All-llahu xh.sh.:
الْأَخِلَّاء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” [Ez-Zuhruf, 67]
Pra, vëlla i dashur, kujdes shumë me kë shoqërohesh sepse ashtu si e ke shokun tënd ashtu edhe ti do të bëhesh. 
Pas tërë kësaj që tham, vëlla i dashur, a nuk erdh koha që ti të largohesh nga shoqëria e keqe, a nuk erdh koha që ta kuptosh rrezikun e tyre, a nuk erdh koha që të kërkosh shokun e mirë, i cili të drejton në rrugë të hajrit. Shoqëroi ata njerëz që ta dojnë të mirën ma shumë se sa ia dojnë vetës së tyre. 
All-llahu na ruajt prej njerëzve të këqinjë dhe na mbrojtë prej shoqërive të këqija, All-llahu na bëftë prej atyre njerëzve që shoqërohen me njerëz të mirë dhe të dobishëm, e për vlerën e shoqërimit me njerëz të mirë do të flasim në hytben e ardhëshme.

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.