MBULESA BESIM, PASTERTI, DEVOTSHMERI, TURP DHE NDER

Falėnderimet i takojnė Allahut tė Vetėm ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, pas tė cilit nuk ka tė dėrguar, mbi familjen, shokėt dhe tėrė pasuesit e tij gjer nė amshim!
Legjislacioni (sheriati) islam femrės i ka kushtuar rėndėsi te madhe, qe bėn te ruhet nderi i saj, te ketė pozite te larte, dhe se obligueshmėria e mbulimit te saj nuk ėshtė bėrė pėr tjetėr pėrveēse pėr mbylljen e dyerve tė sė keqes. Kjo, assesi, nuk do te thotė kushtėzim apo pėrkufizim i lirisė se saj, jo, pėrkundrazi, kjo do te thotė mbrojtje e saj qe te mos rrezohet ne gropat e nėnēmimit, apo qe te mos jete teatėr i syve te pangopur te moralprishurve.

Vlerat e mbulesės

Hixhabi apo mbulesa ėshtė respekt ndaj Allahut dhe te dėrguarit te Tij,
e qe respektimi i tyre ėshtė i obliguar. Thotė Allahu:
"Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės". (Ahzab, 36)
Allahu ka urdhėruar gratė qe te mbulohen, e ka thėnė:
"Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme". (Nur, 31)
Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme". (Ahzab, 33)
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre". (Ahzab, 59)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
"Gruaja ėshtė avret (e turpshme)", pra duhet mbuluar atė.
Hixhabi ėshtė nder
Allahu i Madhėruar bartjen e hixhabit e cilėsoi si shenje e nderit dhe pastėrtisė morale te gruas. Thotė Allahu:
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t'i vėnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen". (Ahzab, 59)…
Hixhabi ėshtė pastėrti
Ka thėnė Allahu:
"E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkojeni pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre". (Ahzab, 53)
Hixhabi u pėrshkrua si pastėrti pėr zemrat e besimtareve dhe besimtareve ngase syri nėse nuk sheh as zemra nuk mund te dėshiroje, dhe nisur nga kėtu, nėse zemra nuk shef, atėherė ajo ėshtė e pastėr, dhe se mundėsitė e shfaqjes se sprovave janė me te pakta, ngase hixhabi prenė lakmitė dhe shpresat e atyre qe kane zemra te sėmura. Thotė Allahu:
"andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij". (Ahzab, 32)
Hixhabi ėshtė mbulesė
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Me te vėrtetė, Allahu ėshtė i turpshėm dhe i mbuluar kėshtu qe e do turpin dhe mbulimin".
Po ashtu ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Nuk ka grua, e cila zhvesh rrobat e saja ne shtėpi te huaj e Allahu te mos ia grise perden (te mos zbulohet)".
Hixhabi ėshtė devotshmėri
Thotė Allahu i Madhėruar:
O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri". (A'raf, 26)
Hixhabi ėshtė besim
Allahu kur flet pėr mbulesėn iu drejtohet vetėm besimtareve e thotė:
"thuaju besimtareve", pastaj: " grave te besimtarėve".
Kur disa gra te fisit Beni Temim tek nena e besimtareve, Aisheja, kishin patur disa rroba te holla, ndėrsa ajo iu tha:
"Nėse jeni besimtare kėto nuk janė rrobat e besimtareve ndėrsa nėse nuk jeni atėherė dėfrehuni me to".
Hixhabi ėshtė turp
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Vėrtet, ēdo fe ka moral ndėrsa morali i fesė islame ėshtė turpi".
Turpi ėshtė pjese e besimit ndėrsa besimi ėshtė ne Xhennet".
Turpi dhe besimi janė shoke, nėse humbe njeri humb edhe tjetri".
Hixhabi ėshtė xhelozi
Hixhabi po ashtu i pėrshtatėt natyrshmėrisė se njeriut te drejte, i cili urren te shtrihen shikimet kah gruaja apo vajzat e tij. Sa lufta ėshtė bere shkaku i grave dhe mbrojtjes se nderit te tyre. Ka thėnė Aliu:
"Jam informuar se gratė e jomuslimaneve pėrzihen me burra neper tregje, a nuk jeni xheloz? Nuk ka hajr ne atė, qe nuk bėn xhelozi".

Dėmet e largimit tė mbulesės

Largimi i mbulesės ėshtė mėkat ndaj Allahut dhe Pejgamberit, alejhi's selam

Le ta dije se ai, qe e kundėrshton Allahun dhe te dėrguarin e Tij, ai, pėrveē vetes se vet, askujt nuk mund t'i bej dem. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Tere ummeti im do te hyjnė ne Xhennet, pėrveē atyre qe refuzojnė. Thane: O i dėrguari i Allahut! Po kush refuzon? Tha: Kush me respekton mua, hyn ne Xhennet ndėrsa kush me kundėrshton, ai ka refuzuar hyrjen ne Xhennet".
Largimi i hixhabit shkak pėr mallkimin dhe largimin nga mėshira e Allahut
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Ne fund te ummetit tim, do te ketė gra te veshura port e zhveshura, ne koke te bėjnė (frizura) sikurse gungat e deveve, mallkoni ato ngase ato janė te mallkuara ".
Zhveshja ėshtė nga cilėsitė e banoreve te Xhehennemit
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Dy lloje njerėzish janė nga banoret e Xhehennemit, te cilėt nuk i kam pare: njė grup njerėzish me kamxhik ne dore sikurse bishta te lopėve, me te cilėt i godasin njerėzit, dhe gra, te veshura port e zhveshura (gjysmėlakuriqe)". (Muslimi)
Zhveshja te sjell errėsira ne Ditėn e Kiametit
Eshtė transmetuar nga Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam njė hadith i dobėt por me kuptim te mire se: "Gruaja e cila shfaq bukurinė e saj jashtė shtėpie ėshtė sikurse errėsira ne Ditėn e Kiametit, qe nuk ka drite". Hadithi edhe pse ėshtė i dobėt, megjithatė ka domethėnie te mire ngase dėfrimi ne mėkate ėshtė ndėshkim, aroma e mėkatit ėshtė ere e ndotur, drita ėshtė errėsirė…
Zhveshja ėshtė hipokrizi
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Gratė tuaja me te mira janė ato, qe janė te dashura dhe qe lindin shume, janė konsultuese dhe te pėrshtatshme, dhe kėtė nėse ia kane friken Allahut, ndėrsa gratė me te kėqija janė gratė e zhveshura dhe mendjemadhe; ato janė hipokrite, dhe nuk do te hyjnė ne Xhennet pėrveē se sa ka sorra me sqep dhe kėmbė te kuqe (te cilat shume pak ekzistojnė) ". 
Zhveshja do te thotė zbulim i sekreteve
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Nuk ka grua, e cila zhvishet ne ndonjė shtėpi, jashtė shtėpisė se saj, e qe te mos shkatėrrohet perdja ne mes saj dhe Allahut".
Zhveshja ėshtė fėlliqėsire
Gruaja ėshtė avret dhe nėse ajo e zbulon fshehtėsinė apo stolinė e saj te brendshme, atėherė ajo ka bere vepėr te fėlliqtė. Ka thėnė Allahu:
"Kur punojnė ata (idhujtarėt) diēka tė shėmtuar, thonė: "Ne i gjetėm qė kėshtu prindėrit tanė, edhe All-llahu na urdhėroi kėtė (vizitėn reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn". (A'raf, 28)
Shejtani ėshtė ai, qe i shtyn ne kėtė fėlliqėsire. Thotė Allahu:
"Djalli ju frikėson nga varfėria dhe ju urdhėron pėr tė kėqija". (Bekare, 268)
Zhveshja ėshtė tradite djallėzore
Tregimi i Ademit, alejhi's salatu ve's selam me iblisin e ve ne shesh ambicien e djallit te mallkuar pėr zbulimin e vendeve te turpshme dhe se kjo ėshtė qellim parėsor i tij. Thotė Allahu:
"O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qė t'ju dalė nė shesh lakuriqėsia e tyre". (A'raf, 27)
Pra, Iblisi qenka lider i motos pėr zhveshje e kėshtu edhe i lėvizjes pėr "ēlirimin" e femrės.
Zhveshja ėshtė tradite ēifute
?ifutet kane pėrvojė te madhe ne shkatėrrimin e popujve nėpėrmjet femrave. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, :
"Keni frike dynjanė dhe keni frike gratė, ngase sprova e pare e izraeliteve ka qene ne gra".
Zhveshja ėshtė injorance e keqe
Ka thėnė Allahu:
"Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme". (Ahzab, 33)
Zhveshja ėshtė prapambeturi dhe dekadence
Mbulimi dhe veshja janė gjera te natyrshmėrisė se njeriut dhe prej kėtu, zhveshja konsiderohet si shkelje e kėsaj natyrshmėrie…
Zhveshja ėshtė dere e hapur e sherrit
Ai, qe kupton tekstet fetare dhe shikon faqet e historisė, bindet pėr te kėqijat e zhveshjes dhe demet e saj, si nė aspektin fetar po ashtu edhe ne atė te kėsaj bote, e sidomos kur te pėrzihen burra dhe gra se bashku. Nga kėto dėme te kėqija veēojmė:
Oj motėr muslimane! A e ke medituar ndonjėherė fjalėn e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam: "largoje te keqen nga rruga e besimtareve". Nėse largimi i se keqes qenka dege besimi atėherė mendo se cila ėshtė me e vėshtirė: largimi i njė guri apo i njė sprove, e cila shkatėrron zemrat, dobėson mendjet dhe pėrhap te keqen?! Me fjale tjera, nėse largimi i njė ferre apo guri nga rruga ėshtė pjese e besimit, atėherė edhe largimi i sprovave te njerėzve, respektivisht shpėtimi i zemrave duke u mbuluar, gjithsesi se ėshtė pjese e besimit.
Nuk ka i ri, i cili shkaku yt devijon nga rruga e drejte, e qe ti ke patur mundėsi ta largoje kėtė duke vene mbulesėn, e te mos dėnohesh nesėr tek Allahu pėr kėtė.
Nxito qe te respektosh Allahun, largohu nga kritikat e njerėzve dhe qortimet e tyre ngase llogaria e Allahut nesėr ėshtė shumėfish me e madhe.
Kushtet e pėrgjithshme te mbulesės se femrės
Nėse i mediton kėto kushte atėherė shume lehte do te vish ne pėrfundim se shume muslimane te sodit qe vejnė shami nuk kane shami sipas urdhėresave islame dhe se te tillat mėkatet i quajnė me emra tjerė, zbulimin e quajnė hixhab, mėkatin respekt…
Armiqtė e Islamit u munduan qe nėpėrmjet hixhabit modern ta shkatėrrojnė shoqėrinė islame…por jo edhe muslimanin e devotshėm, i cili nxiton qe urdhėresat e Allahut ti zbatoj ne praktike menjėherė, si dashuri dhe nder pėr islamin, ne njėrėn ane, dhe si krenari dhe mburrje me legjislacionin islam, ne anėn tjetėr. Kjo po kėshtu do te thotė edhe si respekt ndaj sunnetit te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam.
Allahu ia ka mohuar besimin atyre qe nuk respektojnė Allahun dhe te dėrguarin e Tij, e ka thėnė:
"Ata (hipokritėt) thonė: "Ne i kemi besuar All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, njė grup prej tyre zbrapsėn. Tė tillėt nuk janė besimtarė.
48. E kur thirren qė ndėrmjet tyre tė gjykojė All-llahu dhe i dėrguari i Tij, njė grup prej tyre nuk i pėrgjigjen asaj". (Nur, 47-48)
"Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te All-llahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.
52. Kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn All-llahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do ta arrijnė atė qė dėshirojnė". (Nur, 51-52)
Safijje bint Shejbe rrėfen: "Ne ishim duke ndejtur tek Aisheja kėshtu qe u pėrmenden gratė e kurejshėve dhe vlera e tyre. Tha Aisheja: Vėrtet gratė e kurejshėve kane vlere, por unė nuk kam pare gra me mė vlere dhe me te sinqerta ne raport me librin e Allahut se gratė e medinasve, dhe as me besimtare se sa ato ne Kur'an. Kur u zbrit ajeti: "… le tė venė shamitė mbi kraharorin e tyre", (Nur, 31), shkuan burrat e tyre tek ato dhe ua lexonin atyre atė qe kishte zbritur ne lidhje me to. Ai lexonte gruas, vajzės, motrės dhe ēdo te afėrmeje, dhe nuk pat grua qe nuk shkoi ne shtėpi e te mbulohet, si vėrtetim dhe besim ne atė, qe e zbriti Allahu ne librin e Tij, Ato, me mbulesa, u bėn pas Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam sikurse mbi to kishte korba".
Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe tere neve pasuesit e tij gjer ne amshim!!!
Burimi: www.emanway.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
9 shtator 2006, e shtune
Vushtrri, Kosove